Me rastin e shënimit të 30-vjetorit të zgjedhjeve parlamentare, Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot emeton emisionin e ri të pullës postare të titulluar “30-vjetori i Zgjedhjeve Parlamentare-Presidenciale”.
Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992 në Republikën e Kosovës kishin rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore.
Në Kosovë më 24 maj 1992, me simbolikë shtet-formuese, mbi 89% të qytetarëve të Kosovës votuan për të zgjedhur Presidentin e Republikës së Kosovës dhe 100 deputetë për Parlamentin e Kosovës.
Me shumicë të votave Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president i Republikës së Kosovës.
“Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të vitit 1992, e dëshmoi përpjekjen e popullit për një shtet demokratik, prandaj përmes imazhit të kësaj pulle postare, Filatelia e Postës së Kosovës e nderon këtë ngjarje historike të vendit tonë”, thuhet më tej.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...