Udhëheqësi i shkarkuar i Katalonisë, Carles Puigdemont ka përçuar një sulm të egër ndaj autoriteteve të Spanjës, pasi akuzoi Madridin për “ofensivë brutale gjyqësore” kundër anëtarëve të qeverisë rajonale.
54 vjeçari kritikoi sistemin gjyqësor dhe administratën politike, të udhëhequr nga kryeministri Mariano Rajoy, se po tenton të të shtypë liderët e lëvizjes pro-pavarësisë, transmeton portali arbresh.info
Puigdemont tha se ishte një “zemërim kolosal” që ai, së bashku me 13 kolegë të tjerë janë duke u hetuar për akuzat që përfshijnë rebelimin, kryengritjen dhe keqpërdorimin e fondeve publike.
Nëse gjykohet dhe shpallet fajtor, Puigdemont rrezikon të burgoset për 30 vite.
Duke shkruar për the Guardian, Puigdemont tha: “Sot udhëheqësit e këtij projekti demokratik akuzohen për rebelim dhe përballen me dënimin më të ashpër sipas kodit penal spanjoll; njëjtë si për rastet e terrorizmit dhe vrasjes: 30 vjet burg”.
Duke përsëritur thirrjen e tij për ndihmë ndërkombëtare z. Puigdemont pyeti nëse kolegët e tij do të kenë “gjykim të drejtë dhe të pavarur” dhe bëri thirrje për një zgjidhje politike të mosmarrëveshjes, sesa të merren me ndjekjen e zotëri Rajoy për mjete gjyqësore.
Të enjten, një gjykatës i gjykatës kombëtare urdhëroi burgimin e tetë politikanëve katalanas dhe një ditë më vonë, lëshoi një urdhër arrest evropian për z. Puigdemont dhe katër nga aleatët e tij pasi ata kishin udhëtuar në Belgjikë në një përpjekje për të ngritur mbështetjen ndërkombëtare./arbresh.info/
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes