Pesë persona janë arrestuar sot në Viti, të cilët përmes rrjetit social TikTok dyshohet se kanë mashtruar dhjetëra njerëz që kinse shesin para të falsifikuara.
Siç thuhet në njoftim, vlera që të dyshuarit kanë përfituar është rreth 20 mijë euro, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë hetimit profesional janë siguruar prova se personat e dyshuar me iniciale (F. V.) mashkull/kosovar, (S. A.) mashkull/kosovar, (A. V.) mashkull/kosovar, (B. R.) mashkull kosovar dhe (E. V.) mashkull/kosovar, janë marrë me veprimtari kriminale ku kanë mashtruar dhjetëra persona kinse do të ju shesin para të falsifikuara, derisa në anën tjetër personat që kanë tentuar të blejnë para të falsifikuara, kanë kryer vepër penale nga neni 296 paragrafi 4 i KPRK-së. Vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit është rreth njëzet mijë (20,000) euro”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, ka kryer kontrollimin në shtëpitë e pesë të arrestuarve.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një granatë dore, një armë automatike, një karikator i armës, 52 fishekë dhe një telefon mobil.
Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit të lëndës dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës apelon që qytetarët të kenë kujdes nga mashtrime të tilla dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e këtyre rasteve, si dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...