Google ADS

Publikoi video duke gjuajtur me armë, policia i shkojnë në shtëpi dhe i konfiskon një AK-47

19:02 | 4 Shkurt 2021
L G

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve

Pas pranimit të informatave për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Greme kohë më parë ,ku në një video të xhiruar në telefon shihet personi duke gjuajtur me armë, hetuesit e Sektorit rajonal në Ferizaj kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit E.G. (m/Kosovar 19 vjeç) kanë gjetur dhe konfiskuar: një armë AK-47 e kalibrit 7,62 mm, një karikator i zbrazët si dhe një bajonetë, shkruan arbresh.info.

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme