Një person është arrestuar dje në Gjilan, pasi i njëjti kishte publikuar fotografi të së dashurës në rrjete sociale në shenjë revolte pas ndarjes me të.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe katër fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në shenjë revolte për ndarje, përmes rrjeteve sociale kishte postuar disa foto të dashurës së tij viktimës femër K/Shqiptare. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4(katër) copë fishek”, thuhet në njoftim.
Pas intervistës me vendim të prokurorit kujdestar , të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë