Themelimi i Komisionit qeveritar për matjen e territorit ka bërë buje të madhe në opinionin publik. Ky Komision, i cili është në përfundim të misionit për çka është themeluar po del se nuk i ka shpenzuar mjete buxhetit të vendit.
Zëdhënësi dhe anëtari i këtij Komisioni, Tomor Qela ka thënë për ‘Indeksonline’, se puna e këtij Komisioni i ka kushtuar zero buxhetit të shtetit.
“Ne kemi punuar pa asnjë kompensim. Përveç pjesës se logjistikës qe është mbuluar nga zyra koordinuese e Komisionit, absolutisht buxheti i Kosovës nuk ka shpenzuar për punën tonë. Kuptohet dy dreka dhe kafe qe kemi pirë. Këto i ka paguar administrata e Komisionit shtetëror për matje të territorit”, ka thënë Qela.
Moskompensimin për punën e bërë, Qela e arsyeton me faktin se e ndjejnë si obligim qe t’i shërbejnë vendit.
“Për arsye se kjo punë nuk bëhet për pare, por bëhet për qëllim profesional dhe argumentim profesional. Të gjithë jetojmë në Kosovë dhe e kemi për obligim moral dhe profesional me dhënë kontributin tonë në këtë drejtim”, ka shtuar ai.
I pyetur, nëse raporti i këtij Komisioni, do t’i ndihmojë deputetëve për të kaluar demarkacionin, ai thotë se kalimi i demarkacioni ose jo është çështje e politikës dhe se nuk duan si Komision të përzihen në këtë punë.
Krejt në fund ai ka bërë të ditur se të premten zyrtarisht Komisioni qeveritar për matjen e territorit e përfundon punën e tij.
Ndryshe, ky Komision ka prezantuar të gjeturat dhe ka konstatuar se Kosova nuk ka humbur nga shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi.
Sipas matjeve të këtij Komisioni, Kosova ka sipërfaqe prej 10905.25 kilometrash katrorë.
Opozita nuk pati pranuar qe të dërgoj ekspertët e tyre në këtë Komision.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...