Është prezantuar sot raporti i dy ekspertëve të fushës, Visar Geci e Gëzim Kastrati mbi rastin e rrëzimit të kulmit të objektit të komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” i cili ndodhi më 18.01.2024.
Sipas raportit, arsyeja kryesore pse është dëmtuar kulmi i komunës është se nuk është ekzekutuar asnjë ankerim i brinakeve por ato vetëm janë mbështetur mbi murin e jashtëm, përcjell Arbresh.info.
“Është vërejtur se nuk është ekzekutuar ASNJË ankerim i brinakeve por ato vetëm janë mbështetur mbi murin e jashtëm. Kjo është arsyeja kryesore pse erërat e forta disa herë e kanë dëmtuar këtë kulm ! Konstrukcion isekondar apo brinaket, përpos që nuk janë ankeruar me fileta metalike për murin perimetrik (traun nga betoni i armuar) ato në shumicën dërmuese të rasteve janë kapur me gozhda dhe jo fileta apo profile adekuate metalike sipas normave. Distanca në mes të brinjakeve nuk është 60 cm por 120-150cm. Brinaket nuk janë të lidhura për konstrukcionin Primar i punuar nga druri me fileta apo L ose pllaka gjatësore metalike adekuate per kulme!” – thuhet në raportin e eksperëve.
Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU
Ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shtuar se sikur të mos merreshin masat urgjente pas rënies së kulmit, do të mund të kishte edhe djegie të objektit.
“Do të shohim edhe në objekte të tjera që mund të kenë probleme të tilla, të krijojmë struktura të reja që i analizojmë në numër më të madh të ndërtesave që janë pranuar teknikisht, të shohim a kemi problem masovik, apo problemi ekziston në disa pika të ndryshme”, Ne jemi të hapur për çfarëdo ekspertize me ndodh. Rasti ka qene super urgjent. Nen këtë kulm ka instalime te rrymës nëse ne skishim intervenu menjëherë kishte mundur te kallet ndërtesa. Vlerësim preliminarvtë gjendjes se çfarë ka ndodhur. Ndërtesa është e hapur dhe për vlerësime të radhës, që merre parasysh të gjitha proceset prej fillimit te ndërtimit të ndërtesës. Para dy vitesh në secilën pjesë e objektit ka depërtuar shiu dhe si rezultat i asaj e kemi pasur te arsyeshme ta kemi një kontratë për të parë izolim ventilimin e kësaj ndërtesa është dashur të këtë intervenime të ndryshme për te qene ne gjendje të mirë. Tash e kemi parë që çatia ka probleme. Si rezultat i kësaj do ti shikojmë të gjitha ndërtesat tjera që janë pranuar teknikisht. Sepse kjo po na jep një informate të zymtë rreth pranimeve teknike ne shkolla e shtëpi te shëndetit”, tha ai.
“Ne kemi filluar të bëjmë analizat e ndërtesave të ndryshme në kryeqytet. Kjo tregon se duhet me u marrë në mënyrë të përshpejtuar për ti analizuar numër të madh të ndërtesave që janë pranuar teknikisht. Për të parë a kemi problem masovik. Duhet merren masa ligjore ndaj atyre që janë përgjegjës. Ne e kemi marrë me seriozitetin më te madh ta ndriçojmë rastin dhe mos të na ndodhin rastet e tilla më” – ka deklaruar kryetari Rama.
“Në këtë konferencë u bë e ditur se Kompania e kontraktuar nga kontrata e vitit 2023, nuk ka punuar në pjesën e dëmtuar nga veprimi i erës. Dëmtimi i kulmit ka ndodhë në pjesën e sipërme të kulmit ku nuk është intervenuar fare nga kjo kontratë. Realizimi i pozicioneve qe i përkasin punëve në renovimin e komplet terasës dhe intervenime parciale ne pjesën e kulmit të pjerrët (pjesa nga llanternat dhe poshtë). Punët e kulmit përbëjnë orinetimisht 9.5% të komplet kontratës. Pjesa tjetër e pozicioneve kanë të bëjnë me renovimin e zyrave, klimatizimit, punë te dyshemesë, punë të plafonëve, rregullimi i nyjeve sanitare, rregullimi i rrjetit elektrik”, thuhet në njoftimin e komunës.
Rama kërkoi nga të gjitha institucionet përkatëse të drejtësisë dhe sigurisë që të marrin masat e nevojshme dhe të dalin para drejtësisë personat përgjegjës për këtë rast./Arbresh.info
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi