Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! në partneritet me Organizatën Komunikimi për Zhvillim Shoqëror – CSD, me përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qajsa në Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut.
Tryeza do të shërbejë për të diskutuar për të gjeturat e monitorimit 1 të gjykatave themelore në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan.
Bazuar në Marrëveshjen për Bashkëpunim të lidhur ndërmjet KGjK-së dhe organizatave Çohu! dhe CSD, monitorimi ka identifikuar probleme duke filluar nga transparenca, vonesa e fillimit dhe shtyrja e proceseve gjyqësore, shkeljet e afateve ligjore dhe procedurale dhe të tjerë.
Në raport, është përfshirë krahasimi dhe analiza e procedimit të rasteve në prokurori dhe gjykata për periudhën 2015 dhe 2016 për rastet penale nga kapitujt e veprave penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare, krimit të organizuar, veprat penale kundër martesës dhe familjes si dhe veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Trajtim i veçantë në publikimin i cili do të diskutohet në tryezë, zë mungesa e qasjes në drejtësi, shkelja e të drejtave të njeriut dhe parimit të drejtësisë për gjykimin e drejtë dhe brenda kohës së arsyeshme në pjesën veriore të Kosovës.
Në tryezë do të ftohen përfaqësues nga Gjykata Supreme, Kryeprokurori i Shtetit, përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë, avokati i popullit, kryetar të gjykatave dhe prokurorive si dhe përfaqësues tjerë nga gjyqësori dhe prokuroria dhe mekanizmat tjerë për zbatimin e ligjit, përfaqësues nga EULEX dhe OSBE si dhe shoqëria civile dhe media.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...