Mungesa e besimit të komunitetit Serb karshi FSK-së, mospërkrahja e ndryshimit të mandatit të kësaj force si dhe kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet direkte ndaj pjesëtarëve Serb të FSK-së, kanë shtyrë që në vitin 2018 mbi 60 pjesëtar të këtij komunitetit të largohen nga FSK.
Kjo valë largimesh ka shkaktuar një debat të gjerë në Kosovë dhe Serbi, duke arritur të ketë implikime negative dhe duke rrezikuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Sulmet dhe kërcënimet ndaj pjesëtareve serb të FSK-së, të përkrahura nga Qeveria e Serbisë, kanë vënë në sipërfaqe mungesën e vullnetit e kësaj të fundit për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Këto sulme janë dënuar nga Institucionet e Kosovës, por mirëpo dështimi për të parandaluar këtë fenomen ka vënë në pah mungesën e shtrirjes së autoritetit të tyre në komunat me shumicë serbe.
Ky raport ka për qëllim të analizojë përmbledhjen e rrjedhës së ngjarjeve që shpien deri te largimi i pjesëtarëve serb të FSK-së. Në të pasqyrohen veprimet e marra nga FSK për të siguruar integrim të qëndrueshëm të komunitetit serb në këtë institucion si dhe cilat janë objektivat për të ardhmen në këtë drejtim. Në këtë punim ofrohen disa rekomandime që synojnë t’i shërbejnë krijimit të qëndrueshmërisë në procesin e integrimit të komunitetit serb në FSK, në adresimin e të cilave është paraparë përfshirje më e gjerë e akterëve të ndryshëm.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre