Publikohet raporti mbi mediat dhe sundimin e ligjit në Kosovë

06:58 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, do ta publikojë një raport studimi mbi mediat dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Raporti i implementuar së bashku me zyrat e BIRN në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është pjesë e projektit “Ushtrimi i Lirisë së Shprehjes dhe Transparencës së Institucioneve të Shtetit”.

Nëpërmjet këtij raporti të mbështetur nga Zyra Federale Gjermane për Punë të Jashtme, BIRN Kosova synon ta kultivojë lirinë e shprehjes dhe transparencën nga institucionet relevante në Kosovë dhe të nxitë debate mes gazetarëve, shoqërisë civile dhe zyrtarëve publikë të institucioneve të gjyqësorit mbi eliminimin e barrierave për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në këtë tryezë do të flasin: Arben Qirezi, autor i raportit; Kreshnik Gashi, redaktor; Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme; Besim Kelmendi, prokuror i Prokurorisë së Shtetit; Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës; Petrit Çollaku, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Ewa Korpi, prokurore në EULEX.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme