Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi ka humbur jetën një person, ndërsa janë konfirmuar gjashtë raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës. Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot janë shëruar tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727.
“Në total numri i rasteve aktive është 327”, njofton MSH.
MSH në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër virusit, Pfizer dhe Astra Zeneca. /arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...