Ndërtimi i rrugës pranë Manastirit të Deçanit dhe mungesa e rezultateve në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit janë shkak për shqetësim në Kosovë.
Kështu thuhet në raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Kosovën.
Shefi i OKB-së tha në një raport mbi zhvillimet në Kosovë nga mesi i prillit deri në mesin e korrikut, se ishte i shqetësuar për qëllimin për të ndërtuar një rrugë në zonën e mbrojtur rreth manastirit të Deçanit, duke u bërë thirrje autoriteteve lokale që të zbatojnë ligjet dhe vendimet sipas të cilit ndërtimi është i ndaluar.
“Vë në dukje me shqetësim në rritje se vrasja e Oliver Ivanoviq nuk është zgjidhur pas gjashtë muajsh. Unë ftoj autoritetet në Kosovë që të intensifikojnë hetimet dhe të përdorin të gjitha kanalet e disponueshme që mund t’i ndihmojnë ata,” tha Guterres.
Ai ka përshëndetur vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Megjithëse ky takim nuk ka sjellë rezultate të reja, vazhdimi i dialogut ofron mundësi të reja për të nisur procesin e zgjidhjes së dallimeve shumëvjeçare, që është thelbësore për çdo zgjidhje praktike. Inkurajoj udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë që të vazhdojnë dialogun dhe të përmbushin plotësisht masat që dalin nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE “, tha Guterres.
Ai ka vlerësuar se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë në tre muajt e fundit është stabile, duke përkujtuar se deputetët e Listës Serbe qysh nga fundi i muajit mars, përkatësisht pas arrestimit të shefit të Zyrës së ashtuquajtur serbe për Kosovën Marko Gjuriq, nuk po marrin pjesë në Kuvendin e Kosovës.
Guterres në raport ka përmendur se gjatë tre muajve të fundit në Kosovë janë kthyer 77 persona dhe se sipas Komisariatit të OKB-së për Refugjatë, pas luftës së viteve 1998-99 janë regjistruar 89,480 persona të zhvendosur brenda vendit, prej të cilëve 72.000 ndodhen në Serbi.
Kreu i organizatës botërore gjithashtu tha se 1,647 njerëz ende konsiderohen të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Vendosen grafite fyese kundër Fadil Gecit në Prishtinë
48 orët e para të Ilir Metës në qeli, kush e ka takuar?
Ukraina u bën thirrje ushtarëve të Koresë së Veriut që të do...
Kokainë dhe kanabis në automjet, kapet në Morinë shtetasi bu...
Rama: Bujtina e parë në Bashaj po tërheq gjithnjë e më shumë...
Dodiku takohet me Putinin në Kazan