Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Institution GAP do të publikoj “Raportin e Monitorimit të Agjendës për Reforma Evropiane për periudhën Janar-Shtator 2018”.
Agjenda për Reforma Evropiane (ARE) në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) fokusohet në tre shtylla kryesore.
Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit – monitoruar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.
Konkurrueshmëria dhe Klima e Investimeve – monitoruar nga Instituti GAP dhe
Punësimi dhe Arsimi – monitoruar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike
Ky monitorim ka për qëllim vlerësimin e arritjeve dhe ngecjeve në kuadër të ARE. Fokusohet në vlerësimin e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe zbatimin e masave dhe veprimeve të ARE.
Tre organizatat e përfshira në këtë raport PIPS, GLPS dhe Instituti GAP, kanë monitoruar procesin vazhdimisht në mënyrë intensive në ministritë përkatëse dhe kanë përmbledhur vlerësimet e tyre të cilat janë të identifikuara në këtë raport.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...