Institucioni i Avokatit të Popullit publikoi raportin që ka të bëjë me vizitën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalim të Torturës (MKPT) në Qendrën për Azilkërkues në Magurë, Mitrovicë dhe Vranidoll, të realizuara më 14, 19 dhe 25 janar 2021.
Gjatë vizitave, MKPT-ja ka realizuar intervista grupore dhe individuale me azilkërkuesit. Të gjithë azilkërkuesit janë shprehur në favor të një trajtimi shumë të mirë dhe human nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës. Përveç kësaj, MKPT-ja ka vërejtur komunikim shumë miqësor dhe interaktiv ndërmjet azilkërkuesve dhe zyrtarëve policorë dhe atyre të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në Qendrën për Azilkërkues në Magurë, MKPT-ja ka vërejtur se kushtet e akomodimit janë të një standardi shumë të mirë në kuptim të hapësirës për banim, ndriçimit, pastërtisë dhe ngrohjes. Në përgjithësi, në këtë qendër ishin të akomoduara familjet të cilat kërkuan mbrojtje ndërkombëtare. MKPT-ja, pas vizitave të realizuara, konsideroi se kushtet e akomodimit në Qendrën për Azilkërkues në Mitrovicë dhe në atë të Vranidollit janë të pranueshme për akomodim të azilkërkuesve, edhe pse nuk janë të standardit të njëjtë si ato në Qendrën për Azilkërkues në Magurë.
Shërbimet shëndetësorë, si një nga të drejtat themelore, u ofrohen nga institucionet publike shëndetësore, ndërsa ato psikologjike nga organizatat Jo-Qeveritare vendore. MKPT-ja ka vërejtur se azilkërkuesve tash për tash ndihma juridike falas u ofrohet nga organizata joqeveritare Civil Rights Program Kosovo (CRPK) dhe nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.
Raporti thekson se nuk ka personel të përhershëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme në qendrën për Azilkërkues në Vranidoll, por ata shkojnë aty vetëm në raste të caktuara. Kjo gjendje vështirëson mirëfunksionimin e qendrës, por edhe të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët tash për tash kryejnë detyra të sigurisë në këto qendra. Gjendja është shumë më e favorshme në Qendrën për Azilkërkues në Magurë, ku përveç personelit të përhershëm të MPB-së, janë angazhuar përmes organizatave ndërkombëtare edhe zyrtarë për përkthim, punëtorja sociale dhe mjeku.
Përmes raportit me rekomandime, MKPT-ja u rekomandoi autoriteteve kompetente që të evitojnë mangësitë e vërejtura, siç është mungesa e personelit të nevojshëm për të garantuar mbarëvajtjen e punëve të përditshme dhe i rekomandoi Policisë së Kosovës që zyrtarët policorë të cilët kryejnë detyra të sigurisë në qendrat për azilkërkues të mbajnë protokolle të veçanta ku do të evidentojnë rastet e përdorimit të forcës apo rastet kur ndodhin incidente ndërmjet azilkërkuesve.
IAP viziton këto qendra në baza të rregullta për të parë se sa po respektohen të drejtat themelore të azilkërkuesve nga autoritetet e Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm të Republikës së Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...