Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit të IKSHPK-së, për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë kësaj kohe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë regjistruar 16 raste të reja pozitive me koronavirus.
Aktualisht në Kosovë janë 402 raste aktive me COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tetë qytetarë.
Njoftimi i plotë:
05 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.580 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577.
Në total numri i rasteve aktive është 402. /arbresh.info/
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese