Sot, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka prezentuar në konferencë për media raportin “Hidrocentralet e Profitit të Privatit në dëm të Mjedisit Publik”.
Ky raport është publikuar në kuadër të projektit “Ndikimi Social i Hidrocentraleve në Shoqerine tonë”, si pjesë e Human Rightivism, mbështetur nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF dhe financuar nga Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA.
Koordinatori i Projektit, Dardan Bujupi, njoftoi se studimi është fokusuar në Grykën e Deçanit me katër hidrocentralet dhe hidrocentralin e Radavcit si pikë krahasimore.
Ai paraqiti të gjeturat e hulumtumit, si shkeljen e të drejtave politike, apo vendimmarrjen dhe të drejtën për të qenë të informuar, respektivisht mungesën e diskutimit transparent publik.
Hulumtimi tregon se nga mjedisi si e mirë publike kemi kaluar në mjedis si mjet të ekonomisë së ofertës, ku ka dallim të dukshëm ndërmjet periudhës së parafizibilitetit dhe atë pas ndërtimit; në anën e investimeve nga ana e kompanisë ‘Kelkos Energy’, ashtu edhe në atë të fuqisë instaluese e potencialit hidrik.
Bujupi shpërfaqi dallimet në investime mes projektimeve dhe realizimeve të vetë kompanisë Kelkos, ku dallimi kap shumën prej 14,242,577 euro, përkatësisht 26% të vlerës së gjithmbarshme të investimeve të projektuara.
Koncesioni jotransparent në dëm të mjedisit, shkelja e e Ligjit për Ujërat dhe shfrytëzimi i tërë kapacitetit ujor, shkatërrimi i vegjetacionit e habitatit natyror dhe dëmtimi i potencialit turistik dhe bujqësor, mbeten çështje tjera tejet problematike.
Për fund, Belgzim Kamberi, drejtor i Bordit i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, paraqiti 8 rekomandimet, si rezultat i hulumtimit:
– Të specifikohen në menyrë më rigoroze detajet e mbajtjes së debatit publik
-Liçenca për ndërtimin e hidrocentraleve të jepet përmes procedurës së dhënies me koncesion me disa ofertues, e jo përmes lejes ujore e cila i jepet një kompanie të vetme.
-Leja nga ZRRE të jetë në përputhje me parimin bazë të ndërtimit të hidrocentraleve e që është ruajtja e minimumit ekologjik dhe të potencialit real hidrik të lumit (të parapara edhe në studimin e parafizibiletit), si dhe duke pasur parasysh prurjen e ujit e cila mund të përdoret për energji, pa e kompromituar rrjedhën e lumit, peisazhin, prurjen dhe habitatin e gjallesave në lum.
-Premtimet e investitorëve të përfshihen në kontratë, bashkë me nje klauzolë e cila parasheh mundësinë për shkëputjen e kontratës në rast të dështimit të mbajtjes së zotimeve nga ana e investitorëve.
-Të definohet më qartë minimumi ekologjik nëpërmjet një formule të krijuar nga ekspertë të fushës.
-Të bëhet vëzhgimi i vazhdueshëm i punës së hidrocentraleve nga ana e inspektoriatit përgjegjës
-Të vendoset një standard për materialet të cilat përdoren për ndërtimin e hidrove, në mënyrë që ato ndërtime të jenë në harmoni me ambientin.
-Në kuadër të studimit të parafizibiletit të bëhet edhe një studim mbi ndikimin social në komunitet të ndërtimit të hidrocentraleve.
Shkarko raportin: https://musineinstitute.org/wp-content/uploads/2021/07/Hidrocentralet-e-profitit-t%C3%AB-privatit-n%C3%AB-d%C3%ABm-t%C3%AB-mjedisit-publik.pdf/arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë