Kjo është lista e plotë e votuesve jashtë vendit

09:00 | 29 Maj 2017
M. A.

 KQZ-ja ka publikuar listën e plotë të mërgimtarëve që kanë fituar të drejtën për të votuar në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit.

Procesi i regjistrimit të mërgatës për votim ka kaluar me pengesa të shumta, pavarësisht deklarimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se është gati për procesin zgjedhor. KQZ ka ofruar mundësinë që qytetarët të aplikojnë nëpërmjet email adresës zyrtare të KQZ-së, shkruan arbresh.info

Sidoqoftë për shkak të numrit të madh të aplikacioneve këto email-adresa janë mbushur dhe qytetarët nuk kanë pasur mundësi që të marrin konfirmim se a është pranuar kërkesa e tyre. Pra një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre për pamundësinë që të votojnë në këto zgjedhje. Ndonëse janë paraqitur këto pengesa nga mërgimtarët askush nga përgjegjësit kryesor nuk është marrë me to. Për shkak të kësaj, pati kërkesa që afati për regjistrim të shtyhet, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Përkundër kësaj Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka pranuar se një pjesë e diasporës nuk do të mund të votojë, por thotë se KQZ nuk mund të fajësohet, ngase afatet kanë qenë të shkurta, kurse procedurat ligjore kërkojnë më tepër kohë. Në linkun e mëposhtëm e gjeni listën e plotë të mërgimtarëve që mund të votojnë për zgjedhjet e parakohshme nacionale:

Për të parë listen kliko KËTU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme