Publikohet lista e kandidatëve që janë pranuar në konkursin për polic

17:20 | 15 Tetor 2024
E.H

Policia e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar sipas konkursit të shpallur nga data 06.07.2023 deri më 26.07.2023.

Sipas njoftimit, kandidatët e përzgjedhur ftohen që ta nënshkruajnë kontratën në stacionin policor “Qendra” në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

“Kandidatët në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Stacioni Policor Qendra, rruga “Luan Haradinaj” pa nr, Prishtinë për nënshkrimin e kontratës sipas orarit në listën e poshtëshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Listën me emrat e kandidatëve të pranuar, mund ta gjeni KËTU.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme