Publikohet lista e deputetëve që abstenuan e votuan kundër shpërndarjes së Kuvendit

13:11 | 22 Gusht 2019
Arbresh.info

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës është shpërndarë mëngjesin e së enjtes me 88 vota pro.

E vetëm një deputet votoi kundër, shkruan arbresh.info.

Në listën e publikuar nga Kuvendi i Kosovës thuhet se kundër shpërndarjes votoi vetëm Milaim Zeka.

Ndërsa abstenuan deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Zenun Pajaziti.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës është shpërndarë të enjten për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të jashtëzakonshme./Arbresh.info/

Lexo edhe: LAJMI I FUNDIT: Shpërndahet Parlamenti, Kosova drejt zgjedhjeve

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme