Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka publikuar letrën me anë të së cilës atij së bashku me dy deputetët, Vjosa Osmani dhe Blerta Deliu-Kodra u është pamundësuar pjesëmarrja në një konferencë në Serbi.
Deda me anë të një postimi në facebook ka thënë se në Ditën Evropës, Serbia ka treguar fytyrën anti-evropiane.
Ai ka thënë se këto veprime janë në kundërshtim me deklaratën për normalizim të raportove mes dy vendeve.
Letra për mospjesëmarrjen në konferencën Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit, është dërguar sekretari i Kuvendit të Serbisë,Snadan Smiljaniç
Postimi i plotë i tij
Ja letra e drejtuar mua, Vjosa R. Osmani dhe Blerta Deliu-Kodra e anulimit të pjesëmarrjes në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit” të paraparë të mbahet me 11-12 maj në Beograd.
Në ditën e Evropës, del fytyra anti-evropiane e udhëheqësisë së Serbisë. Veprimet e tilla janë në kundërshtim me deklarimet për “normalizim” të raporteve me Kosovën, dhe për “përkushtimin” ndaj rrugëtimit evropian të Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...