Publikohet hulumtimi “Konektiviteti për Zhvillim: Rruga drejt zhvillimit ekonomik

11:06 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Demokracia për zhvillim të martën ka prezantuar hulumtimin analizues “Konektiviteti për zhvillim: Rruga drejt Zhvillimit ekonomik, fokus në Kosovë dheShqipëri.

Hulumtuesja e politikave ne D4D, Valëza Zogjani ka thënë se lidhja mes shteteve rajonale është qëllimi kryesor i këtij projekti.

“Ky projekt ka filluar me qëllim të lidhjes së shteteve te Ballkanit Perendimor sidomos në fushën e ekonomisë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Ndërsa Mona Xhexhaj, drejtoreshë e programit nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri ka thënë se gjatë hulutimit kanë hasur në vështirësi të sigurimit të të dhënave.

“Hulumtimet kanë nxjerr që gjendja në ekonominë “ Transpacenca nga institucionet është problem në Shqipëri, në të dhënat e nevojshme i kemi marrë nga Berzh apo institucione tjera ndërkombëtare prandaj procesi ka qenë goxha i vështirë për të gjithë ne si hulumtues”, ka thënë ajo.

Xhexhaj ka folur edhe për njërin nga projektet e këtij hulumtimi e që është pjesa e agjencisë për konektivitet.

“Porti i Durrësit është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, 75% e të gjithë shkëmbimit bëhet përmes këtij porti e në vitin 2014 është bërë sudimi i fizibilitetit “, ka thënë ajo.

Hulumtuesja e D4D, Valëza Zogjani ka folur për projektet në Kosovë të cilat janë përfshirë në këtë projekt.

“Interkoneksioni rrugor, Serbi, Kosovë, Shqipëri është mundësi e jashtëzakonshme për të tri shtetet sidomos për Serbinë përmes së cilës i mundësohet dalja në deti. Ky projekt gjendet në fazën fillestare të implementimit të këtij projekti, në matjen e fizibilitetit dhe disa matjeve të tjera që i paraprijnë punimeve në terren”, ka thënë ajo.

Zogjani ka shtuar se Kosova përballet ende me probleme në sektorin e energjisë.

“Edhe sektori me energji është përcjell me probleme te caktuara sidomos pas mosmarrëveshjeve mes Kosoves dhe Serbisë , ka thënë ajo.

E ajo ka thënë se përfitimet ekonomike do të jenë të mëdha pas përfundinit të këtyre projektëve.

“Këto janë projektet me të cilat Kosova është futur në Agjenden për Konitivitet dhe jana projekte relativisht të mëdha e përfitimet ekonomike nëse këto projekte përfundojnë janë shumë të mëdha”, ka shtuar ajo.

Edhe Zogjani ka ngritur çështjen e transparencës.

“Të gjitha paratë përmes së cilave financohen këto projekte janë para publike që binë nga Bashkimi Evropian dhe për këtë kemi nevoje për transparencë për mënyrën se si përdoren këto para publike. Duhet të përditësohen të dhënat statistikore ”, ka thënë ajo.

E në fund të këtij prezentimi u dhanë disa rekomandime për zgjidhjen e problemeve të gjetura gjatë hulumtimit si mbledhja, ruajtja dhe publikimi e përditësimi i të dhënave, zgjedhja e mosmarrëveshjave ndërmjet shteteve, bashkëpunim më i madh dhe koordinim ndërmjet shteteve e fizibiliteti i hartimit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme