Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të Aleancës Kosova e Re, ka publikuar një fotografi të pjesëtarit të sigurimit shtetëror serb, përgjegjës për rastin e Ukshin Hotit, emrin e të cilit e publikoi mbrëmë RTK-ja.
Sreten Camovic kishte marrë pjesë në ekzekutimin e Hotit dhe ishte përgjegjës për shumë vite gjatë viteve 90 për persekutimin, vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve.
Sipas Zyberajt, në ekzekutimin e Ukshin Hotit, kishin dorë edhe Aleksandar Rakoçeviç dhe Branko Komatina. Ata pas lirimit të Hotit nga burgu, e kishin dërguar atë në një drejtim të panjohur.
Zyberaj ka thënë se Rakoçeviç dhe Komatina janë ende sot zyrtarë të burgut në Serbi, ndërsa Camovic jeton në Beograd dhe doli në pension dy vjet më parë.
Ai ka pyetur se pse për 21 vjet, asnjë prej këtyre personave nuk është përfshirë të paktën në listën e Interpolit.
Reagimi i Zyberajt në Facebook:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10217544151291461&set=a.1529683157839&type=3&theater
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...