Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në Internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.
Agjencia njofton se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara nga formularët e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe ta njoftojnë Agjencinë menjëherë, në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe për të evituar paqartësitë që mund të krijohen.
Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike të këtij procesi, Agjencia do të organizon aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë do ti nënshtrohen 20 përqind e listës së përgjithshme të zyrtarëve te lartë publik qe kanë deklaruar pasurin për vitin 2017.
Për të parë regjistrat e deklarimit të pasurisë ju lutem vizitoni web faqen e Agjencisë http://www.akk-ks.org/ , më saktësisht klikoni mbi butonin Deklarimi i Pasurisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...