Sot është publikuar një audio-incizim, ku pretendohet se dëgjohen duke biseduar Srdjan Rosiq dhe B.Sh, ky i fundit i arrestuar nën dyshimin për spiunazh.
Megjithëse, audio e siguruar nga “The Geopost” në disa pjesë është e censuruar, aty kuptohet se Bedri Shabani, i dyshuar për bashkëpunëtor të shërbimit serb të inteligjencës se, kërkon që BIA t’i ndihmojë atij dhe njerëzve të tij që ta kryejnë një punë.
“Çka mendon? Do t’i pyesësh ata tuajt, ta shtyejnë këtë apo do të flenë?”, i ka thënë Shabani oficerit të BIA-s.
Ndërsa, Rosiq i thotë se “do ta shtyejnë, porse paksa janë … presin të zgjohen…”
Kush është Sërgjan Rosiq (Srdjan Rosic)?
Radio Televizioni i Kosovës, dje raportoi se Sërgjan Rosiq gjatë viteve ’90-ta ka jetuar në Ferizaj derisa ishte i angazhuar si oficer në shërbimin sekret serb.
Emri i tij është përmendur edhe në rastin e gjykimit ndaj kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve të luftës në Hagë.
Në transkriptin e njërës prej seancave gjyqësore të datës 22 shtator 2005, një dëshmitar i cili ishte polic i SUP-it serb (Sekretariati i Punëve të Brendshme), pyetet nëse e njeh Sërgjan Rosiqin. Ai përgjigjet se Sërgjan Rosiq në atë kohë (sq. vitet e ’80-ta dhe ’90-ta) ishte punonjës operativ në Shërbimin shtetëror të sigurisë për rajonin e Ferizaj.
Biseda:
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...