Google ADS

Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtueses për votimin e Qeverisë Hoti, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

14:33 | 6 Janar 2021
Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi sot të plotë aktgjykimin lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Më 21 dhjetor, 2020, Kushtetuesja kishte konstatuar se qeveria e zgjedhur më 3 qershor 2020, nuk ishte në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [zgjedhja e qeverisë] të Kushtetutës sepse qeveria nuk kishte marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Tashmë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimet me përfaqësuesit e partive politike dhe së shpejti pritet të bëhet e ditur edhe data e zgjedhjeve.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme