Publikohet agjenda e seancës konstituive të 3 gushtit, ftohen deputetët

15:36 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Janë ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës VI, e cila do të mbahet të enjten, më 3 gusht.

Seanca do të fillojë në orën 10:00, sipas rendit të ditës:

  1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
  1. Dhënia e betimit të deputetëve dhe
  2. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme