Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, sot prezanton të dhënat, materialet dhe gjetjet.
Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje takimin e radhës, në të cilin debatoi dhe bëri përgatitjet e fundit për prezantimin e Draft-raportit para se t’i prezantojë publikisht gjithë dokumentacionin dhe rezultatet që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.
Sipas këtij komisioni, prezantimi publik i të gjitha të dhënave, materialeve dhe gjetjeve do të bëhet sot, në mjediset e Qeverisë, ndërkaq diskutimi publik do të zgjasë nga 21 shkurti deri më 24 shkurt, nga ora 10:00 – 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Përfaqësuesi i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Fitim Humolli e ka braktisur dje në mënyrë demonstrative takimin, duke deklaruar se komisioni është jo profesional, ndërsa matjet që prezantohen nuk janë të sakta.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...