Shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi ka publikuar disa grafika me shpenzimet e të gjitha qeverive që nga shpallja e pavarësisë, bazuar në një mesatare ditore dhe mujore.
Dalipi përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se kabineti i shefit të tij, është më i përgjegjshmi sa i përket shpenzimeve, krahasuar me të gjitha kabinetet qeveritare paraprake.
“Numrat. Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%. Tabela dhe grafet (për kategori të përzgjedhura): Krahasim i shpenzimeve mesatare mujore të Kabineteve të Kryeministrave gjatë 2008 – 2021”, shkroi Dalipi.
Sipas të dhënave të publikuara nga ai, Qeveria Kurti I ka pasur më së paku shpenzime mesatare mujore (1,188 euro). Ndërsa kabineti që ka shpenzuar më së shumti, sipas këtyre të dhënave, del të jetë ai i Qeverisë Thaçi II (4,041 euro të shpenzuara mesatarisht në muaj)./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...