Publikohen shkaktarët e aksidenteve në rrugë nga këndvështrimi i nxënësve

08:13 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme që përmes aktiviteteve të ndryshme të rritet siguria e lëvizjes së nxënësve në shkollat e vendit, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizojnë konferencën kombëtare “Shkaktarët e aksidenteve në rrugë nga këndvështrimi i nxënësve”.

Në këtë konferencë do bëhet edhe publikimi i rezultateve të hulumtimit me të njëjtin titull, i cili është zhvilluar me nxënës të shkollave të mesme të larta, nga Komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Hulumtimi në fjalë është kontribut i punës dhe bashkëpunimit të Kolegjit “Tempulli” me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS” dhe Forumin e Kosovës për siguri në rrugë.

Konferenca mbahet sot në ndërtesën e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme