Të shqetësuar thellë e duke folur vesh më vesh, dy zyrtarë shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, flasin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia prej kompanisë Xanto, që është veçse një start-up polak dhe s’e ka as në rangun e aktiviteteve tregtimin e vajit: Mall ky i blerë por që nuk ka ardhur as njëherë.
Mediumi Nacionale ka siguruar një audio-regjistrim të kësaj bisede, identitetet e të cilëve s’i ka zbuluar, por edhe me intervenim në zë që identiteti i tyre të mos bëhet e ditur.
Përgjimi nis kështu:
“A: Nuk e di kush na ka pagu, neve s’na kanë lanë, a di qysh, sekreti u kanë prej Ekzekutivit.
B: Na s’jemi shku atje me u deklaru, na veç e (nuk dëgjohet)…
A: Dy vendimet të kryeministrit, plus është një vendim këtu i ZKA-së që thotë se vetëm këta të Departamenti të Rezervës Shtetërore kanë qasje kontrata e n’këto. Pyetja te unë është aty, p.sh qysh i ke pranu? Unë i kom pranu në bazë të komisionit, vendimit të departamentit.
B: Se komisioni s’e ka pranu mallin na kur e kemi paguar”.
Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...