Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulm ndaj Sokol Zogajt, drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Insajderi ka mësuar se të arrestuarit janë Blerim Abdullahu, Burim Zhejqi, Guri Mulolli dhe ka siguruar fotot e të tre të dyshuarve për rrahjen e drejtorit të SHKK’së.
Personi i identifikuar si Blerim Abdullahu konsiderohet si i dyshuari kryesor për kryerjen e sulmit.
Gjatë aksionit të zhvilluar sot, policia po ashtu konfiskoi automjetin me të cilin dyshohet se është përdorur për ikjen e tyre pas sulmit.
Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.
Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë.
Zogaj ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron ende.
Blerim Abdullahu
Burim Zhjeqi
Guri Mulolli
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...