Google ADS

Psikologia Qenaj: Paniku dëmton sistemin imunitar që na nevojitet për mbrojtje nga coronavirusi

23:39 | 16 Mars 2020
L G

Psikologia Antigona Qenaj ka thënë se në Kosovë ka një rritje të panikut te popullata me shtimin e rasteve të prekura me coronavirus.

Qenaj, në “Debat Plus” thotë se frika është normale pasi e përgatit njeriun nga rreziqet e jashtme.

Megjithatë, thotë se paniku i tepërt ka pasoja për veten dhe shoqërinë.

Ajo thotë se institucionet shëndetësore duhet të jenë ato që sigurojnë qytetarët që do t’i trajtojnë me dinjitet nëse preken nga ky virus.

Psikologia thotë se ajo që është parë në rrjetet sociale se si italianët bëjnë muzikë në ballkone të banesave duhet të jetë shembull edhe për qytetarët e Kosovës se si kalohet situata pa panikë.

“Duhet të kemi parasysh se nga paniku lirohet hormoni “kortizol” që dëmton sistemin tonë imunitar. E neve imuniteti na shërben për të luftuar sëmundjen”, tha ndër të tjera Antigona Qenaj./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme