Paris Saint-Germain është e interesuar që të rinovojë kontratën me Neymarin.
Skuadra franceze thuhet se ka disa javë që po tenton ta bind yllin brazilian që të vazhdojë kontratën.
Por, 27-vjeçari në verën që shkoi shkaktoi shumë trazira te kampioni i Ligue 1, pasi e dëshironte largimin nga klubi.
Neymar po vazhdon me dëshirën e tij për t’u larguar nga kampioni i ligës franceze, derisa për të kanë zgjuar interesim Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United. Sport raporton se PSG nuk do të humbë kohë me kontratën e re të brazilianit dhe mund të lejojë largimin e tij.
Parisienët mund të përfitojnë rreth 300 milionë euro nga shitja e Neymarit, pasi interesimi i tri skuadrave evropiane është shumë i madh. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?