Fjalët “sulm terrorist” dhe “uzbek” janë paraqitur së bashku disa herë gjatë vitit 2017, duke nisur vetëm disa minuta pas fillimit të Vitit të Ri, meqë ishte raportuar për të shtëna masive në një klub nate në Stamboll.
Policia turke ka thënë se i dyshuari kishte lindur në Uzbekistan, ndërsa ishte trajnuar në Afganistan. Gjatë muajit prill, kur ishte sulmuar metroja në Shën Petersburg, hetuesit rusë patën thënë se sulmi ishte kryer nga një uzbek i lindur në Kirgizi me shtetësi ruse. Vetëm disa javë më pas, u pohua se sulmi që la të vdekur katër persona në Stokholm ishte kryer nga një uzbek.
Tani sulmi i 31 tetorit në Nju Jork, në të cilin mbetën të vdekur tetë persona, duket të ketë lidhje me një imigrant 29 vjeçar nga Uzbekistani.
Është e qartë që sulmet e supozuara të katër personave nuk flasin për një popullatë rreth 30 milionëshe të uzbekëve, mirëpo për një audiencë globale e cila në përgjithësi nuk është e familjarizuar me këtë vend të izoluar dhe kryesisht myslimane, në mënyrë të pashmangshme lind pyetja se: Kur përmenden banorët e Azisë Qendrore dhe sulmet terroriste, pse uzbekët janë të lidhur kaq shpesh me dhunën?
Në rastet e këtyre katër sulmeve, të dyshuarit kanë qenë jashtë Uzbekistanit (ose në rastin e sulmit ne Shën Petersburgut, Kirgizi) për disa vite.
Kjo, të paktën duke u bazuar nga studimet e fundit i vendos uzbekët në një rrezik më të madh drejt radikalizimit. Shembull, Demokracia e Hapur ka ardhur në përfundim se migrantët e Azisë Qendrore janë më të prekshëm nga idetë e grupeve të islamizmit radial, derisa janë larg vendlindjes së tyre.
Për shumicën e migrantëve të Azisë Qendrore, kjo nënkupton Rusinë, aty ku disa miliona njerëz punojnë si punëtorë sezonalë. Disa janë të ekspozuar nga propaganda e grupeve ekstremiste islamike. Disa radikalizohen, dhe besohet se shumica prej tyre udhëtojnë në zonat e konfliktit siç janë Siria, Iraku, Afganistani apo Jemeni.
Mirëpo çuditërisht, derisa është raportuar për disa raste të këtyre grupeve, apo edhe të komuniteteve me njerëz nga Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani, të cilat janë larguar për të luftuar në këto zona të konfliktit, nuk është raportuar për raste të grupeve nga Uzbekistani që kanë vepruar njëjtë.
Deri më tash nuk është përmendur emri i ndonjë kazaku, kirgizi, taxhiku apo turkmeni në ndonjë lidhje me terrorizëm, derisa ngritet ende pyetje se “pse uzbekët”?
Një pjesë e përgjigjes mund të gjendet tek ambienti represiv dhe i trazuar i Uzbekistanit post- sovjetik.
Nën udhëheqjen e presidentit Islam Karimov, i cili ka vdekur vitin e kaluar, pasi ka mbajtur këtë pozitë prej kur ky vend ka fituar pavarësinë më 1991, zëra të ndryshëm, veçanarisht ata islamistë, janë parë si sfidë për regjimin.
Kushdo që e ka kritikuar Qeverinë uzbeke është konsideruar si armik i shtetit, siç ishte një prej rasteve të para me një grup që kritikonte udhëheqjen e Karimovit, grupi i quajtur Adolat (Drejtësi).
Adolat ishte një grup islamik, i cili që në javët e para të pavarësisë mbështeste idenë që Uzbekistani të lëvizte drejt një forme islamike të qeverisjes.
Më 1991, Qeveria uzbeke tentoi të ushtronte më shumë kontrollë në rajonin lindor të Namanganit, ku Adolat ishte aktiv, duke urdhëruar zëvendësimin e klerikëve lokalë, mirëpo gjërat nuk shkuan sipas planit.
Dhjetëra mijëra persona dolën në protestë, duke shtyrë Karimovin të udhëtojë në këtë zonë në tentim për të qetësuar situatën. Në vend të saj, ai ishte ulur dhe po dëgjonte një klerik të ri në ardhje me emër, Tohir Yuldash duke i ligjëruar presidentit uzbek rreth qeverisjes së mirë.
Kjo kishte për të qenë ligjërata e fundit që Karimov do ta dëgjonte nga një grup islamik.
Që nga ajo kohë, shteti uzbek do të mbizotëronte të gjitha gjërat rreth islamit në këtë shtet, duke rregulluar se çka do të predikohej në xhami e deri tek ajo se çka konsiderohej e pranueshme sa i përket veshjes dhe paraqitjes së myslimanëve.
Kjo i bëri të mendohen shumë myslimanë uzbekë rreth asaj nëse besimi i tyre ishte përshtatur për t’i shërbyer shtetit, dhe dërgoi tek pyetjet rreth rolit të islamit në shoqëri dhe obligimeve personale ndaj fesë.
Nga ata që u larguan, disa u drejtuan tek burime alternative të informacionit, siç ishin mësimet nga xhami jashtë vendit, apo nga zëra radikal islamikë të shpërndarë në internet.
Kjo nuk përbën përgjigje rreth asaj se pse emrat e uzbekëve paraqiten më shpesh si të lidhur me sulmet terroriste të periudhës së fundit, mirëpo ndihmon në krijimin e një pikture që paraqitet represionin, i cili mund të ndihmojë në krijimin e armiqësisë.
Shumë thjeshtë, në Uzbekistan, islami paraqitet si forcë e rezistencës ndaj Qeverisë.
Autoritetet uzbeke shkatërruan opozitën sekulare gjatë viteve të para të pavarësisë, pavarësisht paralajmërimeve të asaj kohe se do ta nxisnin krijimin e një opozite të nëntokës, ku mund të niste radikalizimi. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi.
Po i njëjti Tohir Yuldash që dikur i ligjëronte presidentit Karimov në Namangan gjatë muajit dhjetor të vitit 1991, u paraqit më 1999 si lider i Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit, duke pasur qëllim që të rrëzojë qeverisjen e Karimov dhe në vend të tij të ndërtojë një kalifat islamik.
Realiteti është që tani shumë uzbekë janë larg nga Uzbekistani, në vende dhe kultura të ndryshme. Disa janë përballur me vështirësi gjatë asimilimit, disa janë izoluar dhe shumë të tjerë përballen me probleme financiare.
Disa prej këtyre kërkojnë udhëzime përmes kompjuterëve të tyre, duke kërkuar që në faqe të internetit të marrin përgjigje, pranim dhe një qëllim.
Momenti që i transformon ata është gjithmonë i ndryshëm, mirëpo mënyra për t’u përgjigjur, me anë të dhunës ka zakonisht fundin e njëjtë. Të paktën në disa raste mund të sqarohet kështu, bazuar në eksperiencën e tyre të rritjes në Uzbekistanin e kohës së pas pavarësisë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...