Google ADS

Pse u ankua ministrja Karabina? (VIDEO)

22:29 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Karabina dhe ekipi i saj u ndanë të pakënaqur me kushtet dhe me pritjen që iu bë në Kosovë.

Ankesat e tyre ishin kryesisht për hotelin ku qëndruan – “Pashtriku” në Gjakovë.

Karabina, nëpërmjet një letre, ankesat e saj rreth akomodimit i dërgoi në adresë të nikoqirit, që në këtë rast është dikasteri që udhëhiqet nga Arsim Bajrami.

Sqarime për këtë çështje Klan Kosova kërkoi në ministrinë kosovare të arsimit, por për disa ditë rresht kjo e fundit nuk e beri një gjë të tillë.

Pronarët e hotelit thonë se ankesa nuk pati nga asnjë prej më shumë se 150 mysafirëve që ishin pjesë e këtij seminari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme