Analisti Blerim Latifi ka thënë se zhvillimet e fundit tregojnë që Serbia po militarizohet me hapa të mëdhenj vitet e fundit
Ai komenton rastin e arritjes së gjashtë aeroplanëve kinezë në Beograd me sistemi raketore.
“Mediat po shkruajnë se sot gjashtë aeroplanë transportues kinezë zbritën në Beograd me një ngarkesë të sistemeve raketore HQ-22 për ushtrinë serbe. Po ashtu ditë më parë Serbia njoftoi se po blenë 12 avionë luftarakë nga Franca. Këto janë vetëm zhvillimet e fundit në militarizimin e hovshëm të cilin është duke e bërë Serbia viteve të fundit”, shkruan ai.
Ai tregon pse po ndodh gjithë ky militarizim.
“Pse gjithë ky militarizim? Nga kush kërcënohet Serbia? Është e qartë se nga askush. Në fakt e vërteta eshtë se ajo po përpiqet të krijojë një asimetri të madhe ushtarake me fqinjët e saj në Ballkanin perëndimor. Kjo vetvetiu e bën shtetin më të rëndësishëm në rajon. E kur je më i rëndësishmi, atëherë edhe interesat tua merren parasysh para interesave të të tjerëve”, shtoi ai.
Tutje ai ka shkruar edhe gjendjen e shqiptarëve, të cilën e ka shpjeguar me një thënie të Gjergj Fishtës.
“Ndërkaq, ne çka bëjmë? Atë që e kemi bërë gjithmonë, e që Fishta e thotë me ironi goditëse: Pijmë mastikë, e qesim petlla n’ujë.”, përfundoi ai.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...