Njëra ndër pyetjet që po u bëhet grave gjatë regjistruesit e popullsisë në Kosovë, është edhe ajo nëse kanë pasur abort ndonjëherë.
Kjo pyetje, pati sjellë reagime, duke u cilësuar si pyetje shumë intime, dhe duke hedhur aludime rreth motiveve të kësaj pyetje.
Mirëpo,ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati gjatë konferencës për media, tha se kjo pyetje nuk është komplekse dhe sipas tij, regjistruesit nuk hyjnë në detaje se si dhe pse ka ndodh aborti tek gratë që marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, raporton Arbresh.info.
Ai ka theksuar se kjo pyetje aplikohet në shumë vende dhe është e nevojshme.
“Është pyetje standarde që bëhet në hulumtime, në anketa e në regjistrime. Nëse një shtet i mungon ndonjë indikator, neve na mungon ky indikator sepse janë disa regjistra administrativ por nuk janë të plotë sepse vetë institucionet private apo publike nuk kanë nën raportim. Kosova është i vetmi vend që nuk raporton në bashkimin Evropian në eurostat për këtë indikator në mungesë të këtij indikatori”, tha Kastrati në një konferencë për media.
Kjo pyetje, sipas tij, aplikohet në shumë vende dhe nuk është aspak komplekse.
“Dhe pyetja është e thjeshtë, sepse anketat e tjera kur ka një hartë kur dihet se ku shtrihen personat për intervistë ka shumë pyetje dhe nën pyetje për aborti pastaj. Ne në regjistrim nuk kemi hy në detaje, sepse ka pyetje abort selektiv, kush të ka shty, pse e detaje. Është pyetje e thjeshtë që aplikohet në shumë vende. Nuk është komplekse po është e nevojshme që të dimë ku jemi, sepse pretendohet që institucionet nuk kanë bo aq shumë, por nuk mund të bëjnë aq shumë pa pas të dhëna. Nuk është pyetje e vështirë as konfuze”, deklaroi Kastrati./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...