Google ADS

Pse Prokuroria Speciale po merret me tenderin 30 milionësh të KEK-ut? (VIDEO)

11:26 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Tenderi 30 milionësh për “Riparimin e shiritave magjistralë në drejtim të TC Kosova B” i shpallur nga Korporata Energjetike të Kosovës (KEK), ishte fituar në gusht 2016 nga konzorciumi i kompanive Çeke Boshnjake ELCOM dhe ALTA AS, me çmim prej 19 397 919.03 eurove.
Pas ankesave rreth këtij tenderi, edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit, kishte vendosur që të rekomandoi këtë kompani si fituese, duke i dhënë të drejtë KEK-ut. Operatori ankues, pretendon se fituesi i tenderit është falsifikator dhe përmes lidhjeve korruptive e ka fituar tenderin e 30 milionë eurove. Por, edhe pse formalisht kanë kaluar të gjitha betejat ligjore rreth këtij tenderi, ende nuk ka përfunduar nënshkrimi i kontratës.

Kanë kaluar më shumë se katër muaj që prej kur OSHP-ja i ka dhënë të drejtë KEK-ut që ta nënshkruajë kontratën, por një gjë e tillë ende nuk po ndodhë. Me këtë tender, përveç KEK-ut e OSHP-së tash po merret edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Se për çfarë bëhet tenderi bëhet fjalë, ndiqeni hulumtimin e detajuar të transmetuar në ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Tenderët në KEK janë dëshmuar si problematik saqë ende janë duke u zhvilluar disa procese gjyqësore për shkak të akuzave për korrupsion. Për korrupsion në tenderët e KEK-ut janë akuzuar edhe krerët e Organit Shqyrtues të Prokurimit, të cilët tash po ballafaqohen në gjykatore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme