Partnerët e koalicionit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si duket nuk do ta vazhdojnë bashkëjetesën e tyre deri në fund të mandatit.
Arsyeja e bashkimit të dikurshëm në mes këtyre dy partive, sipas eksponentëve të këtyre dy subjekteve kanë qenë interesat shtetërore dhe vendimet e vështira.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë për “Klan Kosova”, se tash për dallim prej vitit 2014, kohë kur u formua Qeveria, kemi të bëjmë më rrethana krejtësisht të ndryshme.
Sipas tij, nuk ka asnjë qeveri që ka punuar në kushte më të rënda se sa kryeministri aktual i Kosovës.
“Ne kemi gatishmëri me shku deri në fund të mandatit, sikundër që kemi gatishmëri me shku në zgjedhje”, ka theksuar ai.
E deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se “rezultati i afron njerëzit, dhe dështimi i largon njerëzit”.
“Nëse nuk e dëshmojnë veten, vet koalicioni duhet të ofroj zgjidhje tjetër”, ka shtuar ai.
Ndërsa, analisti Ramush Tahiri, mendon se Kosova ende nuk është stabilizuar sa përket funksionimit të demokracisë, dhe se sipas tij, duket se janë rritur apetitet sa i përket funksionit të kryeministrit.
“Në këtë fazë mandati nuk do të shkoj deri në fund të tij”, ka shtuar Tahiri.
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...