Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një shkrimi në profilin e tij i ka pyetur partitë politike se “pse po ju dhemb kaq shumë ky sondazh”?
Më poshtë është shkrimi i plotë i Molliqajt:
Sot publikuam një sondazh të realizuar nga Ubo Consulting. Të gjitha partitë politike paskan reaguar. Madje edhe kryeministri. Dy gjëra me rëndësi:
1.Nëse sondazhi qenka i pavërtetë dhe i parëndësishëm, pse gjithë ky reagim i pakontrolluar nga kryeministri, etj. Pse po ju dhemb kaq shumë ky sondazh?!
2.Nëpër të gjitha vendet demokratike praktikohet organizimi i sondazheve dhe publikimi i tyre (edhe nga subjektet politike). Pse gjithë ky mllef ndaj një praktike shumë normale në vendet e BE dhe SHBA? A nuk besojnë këta në vlerat dhe praktikat e këtyre vendeve?!
Por në anën tjetër, gëzimi i qytetarëve me këtë lajm është shumë i madh. Unë i falënderoj qytetarët për mbështetjen e tyre. Kjo po vërehet masivisht edhe në tubimet tona gjithandej në Kosovë.
P.S. Sondazhi është organizuar nga Ubo Consulting kurse ne thjeshtë kemi qenë një nga shumë klientët në këtë hulumtim.
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër