Tash e sa muaj në Kosovë është rritur ndjeshëm çmimi i naftës dhe qytetarët po e konsiderojnë të papërballueshme për të paguar në nga 1.20 deri në 1.26 e 27 cent për një litër naftë.
Javën e kaluar, në medie është raportuar se do të ketë ulje të çmimit të naftës nga dita e hënë, mirëpo kjo nuk ndodhi, çmimet mbetën të njëjtat.
Rritja e naftës nuk e ka përfshirë vetëm vendin tonë, por kjo rritje ka ndodhur në nivel rajonal e global, por siç është raportuar në media çmimi ka rënë në nivel ndërkombëtar.
Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës është kontaktuar për ta pyetur në lidhje me çmimin dhe ai është shprehur se çmimi diktohet nga BERZA dhe organizata prodhuese OPEC.
“Sa i përket çmimit të derivateve në nivel ndërkombëtar ka rënie, çmimin e dikton BERZA dhe organizata prodhuese OPEC, ku për momentin kjo organizatë ka prodhim më të lartë dhe kjo e ka ulur edhe çmimin në tregjet ndërkombëtare edhe në Kosovë e regjion”, tha Berjani.
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...