Është personi që përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare, por duket se për çështjet brenda Kosovës është pak e përkushtuar.
Të paktën kjo shihet në momentin kur zyra e saj e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk është në gjendje që edhe pas disa javësh mos të kthej një përgjigjej lidhur më shpenzimet e kabinetit të këtij dikasteri dhe të vetë ministres Gërvalla.
Arbresh.info ka dërguar një kërkesë për qasje në dokumente publike, konkretisht në shpenzimet e Ministres Gërvalla dhe kabinetit të saj gjatë vitit 2021 dhe shpenzimet në vizitat zyrtare.
Ani pse kjo kërkesë është dërguar më 15.11.2021, në adrës të zyrës për komunikim në këtë ministri, përgjigjja e vetme ka ardhur 10 ditë më vonë.
Më 25.11.2021, nga zyra për informim e këtij dikasteri ka ardhur një përgjigjeje ku thuhet se kërkesa është dërguar tek zyra përkatëse dhe në afatin 15 ditorë do të kthehet përgjigjja.
Ndonëse që nga 25 nëntori kanë kaluar më shumë se 20 ditë, ministria e Punëve të Jashtme nuk është bërë e “gjallë” dhe shpenzimet nuk janë paraqitur.
Në ligjin për qasje në dokumente publike në nenin e 11 pika e 4, është e shpjeguar mjaft mirë periudhën deri kur duhet të kthehet një përgjigje.
“Institucioni publik në momentin që e regjistron kërkesën, detyrohet që brenda afatit prej shtatë (7) ditëve të nxjerr vendim për lejim e qasjes në dokumentin e kërkuar, ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzim të plotë apo të pjesshëm dhe duhet të ju informon lidhur me mjetet e ankimimit”.
“Institucioni publik në momentin që e regjistron kërkesën, detyrohet që brenda afatit prej shtatë (7) ditëve të nxjerr vendim për lejim e qasjes në dokumentin e kërkuar, ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzim të plotë apo të pjesshëm dhe duhet të ju informon lidhur me mjetet e ankimimit”.
E tërë kërkesa e portalit karshi kësaj ministri ishte të dinte shpenzimet në të cilat përfshiheshin, drekat, darkat, mëditjet, udhëtimet, shpenzimet për karburante e për hotelet ku ka qëndruar Ministrja Donika Gërvalla./Arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...