Pse Kuvendi nuk bleu skanerët special për gjetjen e gazit lotsjellës?

14:20 | 13 Janar 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i blej skanerët special që i kishte kërkuar në vitin 2016, për shkak se shuma e cila i ishte ndarë nga Qeveria e Kosovës ishte shkurtuar në rishikimin e buxhetit të atij viti.

Të sfiduar nga deputetët e partive opozitare VV, AAK e Nisma, të cilët në atë kohë hedhin gazë lotsjellës në Kuvend, si shenjë kundërshtimi i marrëveshje për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi, e që skanerët aktual, por as sigurimi i Kuvendit nuk mund ta identifikon se si po hynë ky gaz, Kuvendi i ishte drejtuar Qeverisë me një kërkesë për ndarjen e fondeve për blerjen e këtyre skanerëve, shkruan lajmi.net

Kjo kërkesë e cila ishte paraqitur nga zëvendëskryeministri në atë kohë, Kujtim Shala ishte miratuar nga Qeveria.

“Kuvendi i Kosovës ka saktësuar se, ka nevojë për skanerin e tipit ‘teknologjia valore milimetrike’, që përmbush kërkesat e këtij institucioni”, ishte shprehur Shala.

Por edhe pse Qeveria në atë mbledhje të mbajtur më 09.03.2016, kishte miratuar kërkesën e Kuvendit skanerët nuk u blen

Kjo sipas sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi ka ndodh pasi ndarja për blerjen e këtyre mjeteve është shkurtuar në rishikimin e buxhetin të vitit 2016.

“Sepse shuma e mjeteve prej 200,000€, të ndara me vendim të Qeverisë, për blerjen e skanerëve, është shkurtuar në procesin e rishikimit të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Në ministrinë e Financave lidhur për këtë çështje kanë sugjeruar se për gjithçka rreth kësaj t’i drejtohemi Kuvendit.

Sipas ekspertëve të fushës ka skanerë që e kapin gazin në mënyrë milimetrike, në mënyrë që e zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e gazit, apo të ndonjë natyre tjetër.

Gjatë vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ishte përballur me mos funksionim të duhur, pasi po thuajse shumica e seancave ishin ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit-lotsjellës, si shenjë kundërshtimi i dy marrëveshjeve asaj të Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Për hedhje të gazit- lotsjellës disa deputetë janë arrestuar po gjykohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme