Pse kryespiunët nuk po e çojnë mandatin deri në fund?

16:57 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kreshnik Gashit i është kërkuar këtë të enjte nga Kryeministri Avdullah Hoti që ta lirojë pozitën e Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Për këtë kanë rënë dakord Kryeministri Avdullah Hoti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Gashi nuk është drejtori i vetëm i Inteligjencës që nuk e ka çuar mandatin deri në fund.

Edhe pararendësit tjerë kanë pasur fatin e njëjtë, por arsyet e ndryshme – herë duke dhënë dorëheqje vet e herë duke u shkarkuar.

Para Kreshnik Gashit ka qenë Shpend Maxhuni i cilinë pozitën e kryespiuinit i cili kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Para tij në krye të AKI-së ka qenë Driton Gashi, i cili ishte shkarkuar lidhur me rastin e deportimit të gylenistëve.

Drejtorë në AKI kanë qenë edhe Bashkim Smakaj dhe Agron Selimaj, të cilët gjithashtu nuk e kishin çuar deri në fund mandatin në këtë institucion./KK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme