Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli, ka thënë se Kosova nuk duhet të pranojë draft-statutin e propozuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai përmend dy arsye kryesore për këtë qëndrim. Së pari, Vogel kritikon vetë statutin, i cili, sipas tij, është problematik sepse propozon burime të drejtpërdrejta të financimit nga Beogradi për Asociacionin, duke anashkaluar Prishtinën. Kjo, siç shpjegon ai, formalizon sistemin aktual që në fakt duhet të ndryshojë.
Së dyti, Vogel argumenton se drafti është në kundërshtim me kontekstin më të gjerë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme normalizimi, për të cilën u ra dakord më parë.
“Më shumë se një dekadë pas marrëveshjes së Brukselit, një marrëveshje e tillë normalizimi duket më e pakapshme se kurrë,” shton ai, duke iu referuar mungesës së progresit dhe deklaratave të qeverisë serbe që refuzojnë njohjen faktike të Kosovës.
Sipas tij është nevoja për njohje faktike të Republikës së Kosovës nga Serbia si një element kyç për të ardhmen e Asociacionit.
“Pa njohje de facto të Kosovës nga Serbia, Asociacioni nuk ka kuptim,” thekson Vogel.
“Kryeministri Kurti mund të punojë më shumë për t’u treguar serbëve të Kosovës se e ardhmja e tyre qëndron në një Kosovë demokratike, multietnike, jo vetëm në retorikë, por në jetën reale.”
Komentet e Toby Vogel u bënë në një kohë kur çështja e Asociacionit mbetet një nga çështjet më shumë debatuese në dialogun e brishtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit