Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli pas nënshkrimit të koalicionit me LDK-në ka treguar disa arsye se pse ky koalicion quhet koalicion i shpresës, shkruan arbresh.info.
Pacolli ka thënë se do të tregojnë me vepra se si do ta ndërtojnë Kosovën e re.
Për më tepër lexoni shkrimin e plotë të tij:
Pse koalicioni LDK-AKR është koalicioni i shpresës ?
Siç u bë e ditur, dje AKR firmosi koalicionin e saj me LDK-në, partia e presidentit Rugova.
Ne e kemi quajtur koalicionin tonë, koalicioni i shpresës për Kosovën.
Ne do ta tregojmë me vepra pse ne do të sjellim shpresën dhe si do ta ndërtojmë Kosovën e re. Por më parë dua të them diçka për AKR-në.
AKR tregoi në këtë proces se është parti me identitet të qartë.
AKR tregoi se është parti e vlerësuar nga të gjithë për këtë identitet.
AKR si u pranua nga të gjithë se është parti që ka rritje që nga zgjedhjet e fundit.
Pikërisht për këtë arsye AKR u kërkua për koalicion nga të gjithë. Kush na sulmon sot është hidhëruar me veprimin tonë, por ne e dimë se do sulmoheshim në të gjithë rastet: nëse do rrinim anash, nëse do bënim koalicion me të majtën, nëse do bënim koalicion me të djathtën. Qëllohet me gurë, pema që ka frute…!
Të gjithë e trajtuan me respekt dhe dinjitet AKR-në dhe ne u sollëm me dinjitet.
Ne, të AKR, vendosëm gjithë herët në tavolinë, harmonizimin e një platforme për shpëtimin e Kosovës, për nxjerrjen e saj nga kriza.
Ne e thamë që në fillim se do të bënim koalicion me atë parti me të cilën do të mirëkuptoheshim për programin tonë ekonomik për zhvillim të vrullshëm, për rritje ekonomike mbi 10% që në dy vjetëshin e parë të mandatit tonë.
Ne arritëm mirëkuptim me thuajse të gjithë. Dhe me Vetëvendosjen ne arritëm shumë mirëkuptim, anipse jo në çdo pikë të programit tonë ekonomik.
Më në fund, me LDK-në, u arrit mirëkuptimi më i madh rreth kësaj platforme, ndaj ne firmosëm marrëveshjen me të.
Unë nuk dua të shpjegoj arsyet e të tjerëve. Unë nuk dua të shpjegoj pse menjëherë pasi AKR firmosi Koalicionin me LDK, ndodhi “fundi i botës” dhe të “gjithë” u rebeluan kundër meje dhe AKR. Ndodhi poashtu ndarja definitive e blloqeve qe tani po e quajnë, blloku…… dhe ai i paqës. Një gjë mund ta them me siguri: AKR me LDK-në si koalicion fitues krijuan pështjellim dhe frikë tek gjithë të tjerët në politikën e Kosovës.
Pse AKR dhe LDK është koalicion fitues?
Që më herët unë kam thënë se AKR beson se kemi hyrë në fazën e tretë të zhvillimit të Kosovës. Në fazën e parë u provua një eksperiencë që lidhej me presidentin Rugova dhe doktrinën e tij për pavarësimin e Kosovës. Ajo ishte fazë e domosdoshme në historinë tonë të re.
Në fazën e dytë kaluam një eksperiencë tjetër që lidhej me luftën për liri dhe sakrificat që u bënë për të. Në pushtet u provuan të dy grupet, të dy eksperiencat. Ata dhanë çfarë mundnin të jepnin dhe bënë më shumë dëme se ç’pritej prej tyre. Sot është koha e një eksperience të re, kur ne të AKR-së do të bëjmë koalicion me më të mirët e të dy fazave.
Më të mirët e dy fazave janë ekspertë, janë menaxherë, teknokratë, që e njohin shtetin dhe ekonominë.
Ne do të qeverisim me më të mirët. Ne do ta zhvillojmë Kosovën shumë shpejt, duke e nxjerrë nga bataku ku ka rënë. AKR erdhi në koalicion me LDK-në, pas një fakti të ri.
Nga nominimi për kryeministër është larguar profesor Isa Mustafa.
Isa Mustafa bëri një akt kurajoz që nuk e ka bërë askush më parë në politikën e Kosovës.
Isa Mustafa pranoi përgjegjësitë e tij si kryeministër, para partisë dhe opinionit publik, për koalicionin dhe për çdo gjë tjetër.
Isa Mustafa i la rrugën një eksperti të ri, ministrit aktual të financave që të provojë të udhëheqë një skuadër qeveritare.
Avdullah Hoti i nominuar për kryeministër është një teknokrat i dorës së parë, që kurrë nuk është përfolur për ndonjë aferë. Avdullah Hoti ka arritur suksese në spastrimin e administratës tatimore dhe doganore nga të korruptuarit, duke krijuar shumë pakënaqësi tek të korruptuarit. Sot Kosova, sot LDK, sot koalicioni ynë tregon pjekuri që kandidon një ekspert jopopulist si kandidat për kryeministër.
Një kandidat jopopulist është përzgjedhje tipike e vendeve nordike, e Suedisë, e Norvegjisë, e Danimarkës, e pse jo e Zvicrës, etj. Dihet sa mirë qeverisen këto vende. Me përzgjedhjen e një teknokrati, Kosova jep shembull për gjithë vendet e Ballkanit, që përgjithësisht zgjedhin politikanë me karrierë partiake si kryeministra. Zgjedhjet që do të zhvillohen në qershor janë për të ardhmen dhe të ardhmen e projektojnë ekonomistët.
AKR në këtë koalicion, do të sjellë ekspertizën e vet në shumë fusha. Pjesa më e madhe e programit të AKR-së do të përfshihet në programin e ardhshëm qeveritar për të gjitha problemet e ekonomisë së Kosovës. AKR, unë personalisht do t’ i afrojmë koalicionit karizmën personale.
Unë do t’ afroj koalicionit fitues mbështetjen e rinisë, e biznesit, e punëtorëve. Unë e di se rinia më don, se shumë njerëz të punës që më njohin, se shumë qytetarë që më vlerësojnë në raport pune, do më votojnë. Kompanitë e mia janë tatimpaguesi më i madh, punësuesi më i madh në krejt Kosovën. Njerëzit e punës më duan mua.
Çfarë ofrojmë ne, është ajo që LDK-së, i mungon, ose i është cënuar për shkak të konsumit të pjessshëm në qeverisje dhe betejave politike. Askund në rajon nuk do të ketë në përbërje të qeverisë një ekspertizë kaq cilësore dhe ne jemi krenarë për këtë.
Ne do të punojmë për objektivat tanë të bashkimit ekonomik kombëtar; ne do të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë si OKB, UNESCO dhe të tjerë,
Ne do të sjellim shumë shpejt liberalizimin e vizave.
Ne na vjen keq për Vetëvendosjen që nuk është e përfshirë në koalicionin tonë, por ky koalicion mbetet i hapur për gjithë njerëzit e devotshëm të kësaj partie. Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të angazhohen në parandalimin edhe më të keqës njeherë e përgjithëmonë të zgjedhin mënyrën CIVILIZUESE të udhëheqjës së shtetit.
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...