Bashkëshortja e Oliver Ivanoviqi, Milena, ka folur për mediat serbe për hetimin që e po e bën, kontaktet me Aleksandar Vuçiqin dhe punën e në kabinetin e Ana Bërnabiqit.
Ajo ditët pas atentatit në bashkëshortin e saj pati thënë se “ata që e kanë bërë këtë krim nuk do të flenë rehat”, por se e “din se kush e ka bërë”.
“Në atë moment kam menduar ndoshta në një mënyrë tjetër seç mendoj tash… Porosia ishte e drejtuar në të gjithë ata që e kishin bërë atë krim, gjithsesi që ata që janë fajtor dhe e kanë kryer krimin nuk do të flenë të qetë, jam e sigurt se edhe sot mendojnë për atë dhe se nuk flenë të qetë pas të gjithave që kanë bërë”, ka thënë ajo.
E pyetur se pse tash mendon ndryshe krahasuar me momentet e para, ka thënë se “shumë gjëra kanë ndryshuar”, shkruan lajmi.net.
“Pas asaj kohe kam punuar në grumbullimin e informacioneve, po e bëjë një lloj hetimi vet. Po flas më të tri palët edhe me serbët edhe me shqiptarët edhe me të huajt. Po mundohet që të kem të qartë fotografinë për atë se cili ka qenë shkaku i krimit. Nuk dua t’i komentoj informacionet dhe detajet deri tek të cilat kam arritur, që mos të ndikoj në hetime të cilat ende po vazhdojnë, por do të shohim se si do të përfundojë dhe se a do të jetë hetimi im ndoshta më i suksesshëm se i atyre që zyrtarisht po e kryejnë”, ka shtuar Ivanoviq.
Në pyetje se pse po e bën hetimin e saj dhe se ndoshta dyshon në zyrtarë, ajo thotë se nuk dëshiron të dyshojë dhe se dëshiron të besojë se të gjithë janë të angazhuar maksimalisht që ta zgjidhin këtë rast.
Gjithashtu, ajo ka folur edhe për pohimet se kamerat të cilat ishin të vendosura para shtëpisë ku u vra burri i saj nuk punonin.
Sipas saj, kamerat kamerat do të duhej të kishin punuar në momentin e vrasjes.
Ka folur dhe për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan lajmi.net.
“Kam marrë informacione për hetimin e prokurorisë sonë të cilat për mua ishin të rëndësishme. Nuk do ta nxjerrë asnjë informacion, nuk dua që mua dikush të më akuzojë për diçka… Disa informacione janë të ngjashme më të mijat, disa jo. Po i bashkojë katrorët në mozaik”, ka theksuar ajo.
Oliver Ivanoviq në periudhën para vrasjes ka folur se serbët në veri të Kosovës më shumë iu frikësohen serbëve sesa shqiptarëve.
“Oliveri ka luftuar kundër kriminalitetit… Në llogarinë e tij në twitter mund t’i lexoni se për çka ishte angazhuar ai. Ne kemi ndjerë tensionet që nga vitit 2014, që nga arrestimi i tij, që nga momenti që ka ndodhur çfarë ka ndodhur”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se se Ivanoviq disa herë ka komunikuar me Vuçiqin, edhe përmes saj edhe përmes telefonit.
Pas vrasjes së bashkëshortit, ajo me djalin e saj janë zhvendosur në Beograd dhe tash punon në kabinetin e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.
“Punoj për kulturë në kabinetin e kryeministres, nuk e kam refuzuar ofertën, e kam pranuar punën pasi që vlerësoj se jeta duhet të vazhdoj, duhet të bëjë diçka për vete dhe për fëmijët e mi”, ka thënë ajo.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...