Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen që mbajti ditën e djeshme vendosi pro shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të partisë.
Ndonëse ende nuk është vendosur se kur do të mbahen këto zgjedhje, ende askush nuk e ka shpallur kandidaturën për të parin e kësaj partije, shkruana arbresh.info.
Shkodran Hoti, zëdhënës i LVV-së ka thënë për portalin arbresh.info se për afatet dhe mbajtjen e zgjedhjeve vendos KPZ.
“Këshilli i Përgjithshëm vetëm i ka shpallur zgjedhjet. Në lidhje me afatet e mbajtjet së tyre dhe procedurat tjera vendos Komisioni i Pērgjithshëm Zgjedhor (KPZ) i Lëvizjes”, ka theksuar ai.
I pyetur nëse ka shpallur kandidaturën ndokush dhe se a ka të drejt Albin Kurti të kandidojë meqenëse gjendet në burg, Hoti nuk ka thënë asnjë gjë në lidhje me këtë duke lënë të nënkuptohet se ende askush nuk e ka shpallur kandidaturën./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...