Krijimi i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi në udhëheqje të kryeministrit, Albin Kurti ka nxitur debate dhe paqartësi në vend.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, nuk është duke i kryer siç duhet punët dhe obligimet e veta thotë gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia për arbresh.info duke shtuar se Kurti është detyruar ta marr vetë përsipër.
“Formimi i këshillit ekzekutiv është një lajm se Kryeministri po e trajton më seriozisht Shëndetësinë sesa në të kaluarën. Kurti e pranoi edhe vet se gjendja në shëndetësi është mjaft e rëndë, por formimi i këtij Këshilli tregon se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, nuk është duke i kryer punët dhe obligimet e veta. Prandaj Kurti është detyruar të merret vet me këto probleme”, deklaroi Vitia.
Vitia, tutje për arbresh.info tregoi se çfarë parasheh ky komision.
“Ky këshill, ndonëse nuk e di se çfarë kompetenca do të ketë, në një mënyrë do ta ketë rolin e Ministrisë së Shëndetësisë, si rregullator dhe mbikëqyrës. Në radhë të parë MSH-në nuk e kemi mirë dhe këtu do të duhej të ndërhynte fillimisht kryeministri, e më pas të merrej me çështje tjera”, potencoi Vitia.
Angazhimin e Kurtit në shëndetësi, Vitia e sheh si një mundësi e mirë që gjërat të ndryshojnë.
“Sidoqoftë unë shpresoj se në këtë rast nuk vlen ajo thënia ‘kur don mos me bë asgje, formoje një komision’. Në këtë rast Kurti është vet kryesues i këtij këshilli dhe ky është një indikacion se gjërat mund të lëvizin”, shtoi ai në fund.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, për arbresh.info deklaroi se Qeveria më në fund e ka kuptuar sa e rëndë është situata në shëndetësi dhe duhet qasja e Qeverisë.
“Ne nuk e kemi kuptuar në atë drejtim por ne e kemi kuptuar në të vërtet që më në fund që Qeveria e ka parë, e ka kuptuar që është një situatë e rëndë dhe duhet një qasje multi-ministeriale apo në nivel të Qeverisë të kyçur edhe ministri i Financave dhe ministrja e Arsimit”, bëri të ditur Sejdiu.
Sipas Kryetarit të Komusionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, formimi i këtij komisioni është bërë për t’i amnistuar dhe legjitimuar keqpërdorimet e shëndetësisë.
“Albin Kurti dje themeloi një komision për shëndetësi për të amnistuar dhe legjitimuar keqpërdorimet në shëndetësi. Nga dje Albin Kurti është edhe ministër i Shëndetësisë dhe është përgjegjës për shëndetësinë”, tha Haxhiu për arbresh.info.
Tutje, Haxhiu shtoi se Kurti ka pritur nga ministri Latifi përmirësime pas dështimit të ish-ministrit Arben Vitia.
“Pas dështimit të Arben Vitisë, Kryeministri shpresoj se do të kishte pak përmirësim me ministrin Lafiti dhe kur priti që të kishte përgjegjësi e llogaridhënie për ata që abuzuan në kurriz të pacientëve dhe profesionistëve shëndetësor, e formoi Komisionin”, deklaroi ai.
Në fund deputeti Haxhiu lutet që shëndetësia mos ta ketë fatin e energjisë.
“Lutem që shëndetësia mos a ketë fatin e energjisë. Tash në krye të shëndetësisë e kemi një inxhinier të dështuar të energjisë”, u shpreh Haxhiu për arbresh.info.
Tanimë formuar Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi, komision i cili do të kryesohet nga vetë kryeministri, Albin Kurti.
Gjithashtu është mbajtur edhe takimi i parë ku është bërë ndarja e punëve dhe përgjegjësive të anëtarëve të komisionit.
Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi përbëhet nga Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, zëvendësministrja dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, këshilltari i Kryeministrit për Shëndetësi, këshilltari i Kryeministrit për Teknologji të Informacionit, zëvendësuesja e drejtores së ShSKUK dhe kryetarja e Bordit të ShSKUK-së./arbresh.info/Ejona Hyseni/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...