Pse do të vijnë këshilltarët e Merkelit dhe numri tre i DASH’it në Kosovë, tregon Ilir Deda

21:35 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka komentuar vizitën e paralajmëruar të dy këshilltarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, në Kosovë, javën e ardhshme.

Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker, në takimet që do t’i zhvillojnë me krerët e shtetit në Prishtinë, “do të kërkojnë pezullim të menjëhershëm të taksës” ndaj Serbisë.

Deda po ashtu ka paralajmëruar se krerët e shtetit do të qortohen nga numri tre i Departamentit amerikan të Shtetit, David Hale, i cili gjithashtu do të vizitojë Kosovën në ditët e ardhshme.

Hale, sipas Dedës, do të sjellë “një kërcënim tjetër” amerikan për Kosovën. Deda ka shprehur keqardhjen e tij që Kosova ka rënë në pikën ku kërcënohet nga Amerika, e cila e ka çliruar atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme